Të kuptosh ndjesinë e të qënit disleksik!

Të kuptosh ndjesinë e të qënit disleksik!

______________________________________________________________________________________________________

A jeni ndier në momente të caktuara të trishtuar dhe nuk e keni ditur arsyes pse? Mendoni ato momente kur keni ndjerë një pështjellim emocionesh dhe nuk keni mundur t’iu vini emër, ti etiketoni. Imagjinoni që këto ndjesi t’iu shoqërojnë çdo ditë. Tani mendoni si si mund të përballet me këtë fenomen një fëmijë i cili nuk mund të shprehë shqetësimin e tij pasi nuk mund t’a kuptojë atë. Një ndër ta janë fëmijët me disleksi të cilët kanë një rrezik të madh për zhvillimin e problemeve emocionale. Problemet e tyre emocionale shfaqen kur udhëzimet mbi të lexuarin nuk përputhen me stilin e tyre të të mësuarit. Nëse këta fëmijë nuk diagnostikohen mund të fillojnë të dështojnë në shkollë, të ndalin përpjekjet dhe dëmtojnë vetë-besimin. Frustrimi i tyre vjen shpesh nga paaftësia për të përmbushur pritshmëritë e të rriturve. Trishtimi për mospërmbushjen e pritshmërive të të tjerëve, të qëllimeve të tyre është relativisht i lartë. Ata nuk janë në gjendje të tregojnë të se çfarë po ndodh me ata. Nuk arrijnë të kuptojnë se pse nuk arrijnë të lexojnë dhe të tjerët munden.

Si rrjedhim ata shfaqin shpesh zemërim. Objekti ku e drejtojnë zemërimin e tyre mund të jetë shkolla, mësuesit si edhe familja. Problemet vazhdojnë t’i shoqërojnë edhe gjatë periudhës së adoleshencës kur shoqëria pret prej tyre që të bëhen të pavarur. Tensioni midis pritshmërive për pavarësi dhe ndjesisë së varësisë shkakton konflikt të brendshëm i cili manifestohet shpesh edhe me zemërim kundrejt personave që ata ndiejnë varësi.

Fëmijët disleksikë janë tepër të ndjeshëm. Nëse ata kanë sukses në shkollë zhvillojnë ndjenja pozitive për veten dhe do të rritin vetbesimin. Ndërsa nëse përballen me dështimin dhe frustrimin ata ndihen inferiorë. Ndjenjat e inferioritetit zhvillohen rreth moshës 10 vjeç. Pas kësaj moshe është e vështirë që të ndihmohet një fëmijë që të zhvillojë ndjenja të një vet-imazhi pozitiv. Ky është një argument i fuqishëm për një ndërhyrje sa më të hershme.

Ankthi është një ndër simptomat emocionale më të shpeshta. Ata frikësohen për shkak të konfuzionit të vazhdueshëm që hasin në mjediset e shkollës. Megjithatë shumë nga prindërit dhe mësuesit e keqinterpretojnë sjelljen e këtyre fëmijeve duke i quajtur përtacë kur në të vërtetë hezitimi për të kryer detyrat shkollore vjen si rezultat i ankthit dhe konfuzionit që ata ndiejnë.

Shumë prej fëmijëve me këtë vështirësi në të nxënë janë në rrezik të lartë për të rënë pre e ndjenjave të trishtimit dhe dhimbjes. Për shkak të vetvlërësimit të ulët ata mund t’a kthejnë zemërimin e tyre kundrejt vetes ose mund të sillen në mënyrë agresive për të mbuluar ndjenjat e trishtimit dhe dhimbjes.

Efektet afatgjata të disleksisë janë dështimi në shkollë, braktisja e shkollës, depresioni, rritja e rrezikut për vetëvrasje, delikuenca sjelljet kriminale etj. 

______________________________________________________________________________________________________