Strategji ndihmuese për fëmijët me DCD

Strategji ndihmuese për fëmijët me DCD

Strategji ndihmuese për fëmijët me DCD

Mësuesit dhe prindërit mund të bashkëpunojnë për të siguruar që fëmija me DCD (Crregullimi i koordinimit motor) të ketë sukses në shkollë. Prindërit mund të takohen me mësuesit para fillimit të vitit shkollor për të diskutuar mbi vështirësitë specifike të fëmijës së tyre dhe të bëjnë sugjerime në lidhje me strategjitë që kanë mirë-funksionuar. Një plan edukativ individual (PEI) mund të jetë i nevojshëm për disa fëmijë. Rekomandimet e mëposhtme mund t'iu vijnë në ndihmë.

Në klasë:

1. Sigurohuni që fëmija të pozicionohet siç duhet për punën në bankë. Sigurohuni që këmbët e fëmijës të jenë të vendosura në dysheme, dhe që banka të jetë në lartësi të përshtatshme për fëmijën.

2. Vendosni qëllime realiste dhe afatshkurtra. Kjo do të sigurojë që të dy, fëmija dhe mësuesi të jenë të motivuar.

3. Jepini fëmijës kohë shtesë për të përfunduar aktivitete që përfshijnë motorikën fine të tilla si; matematika, shkrimi i një tregimi, punët laboratorike dhe arti.

4. Sigurojini fëmijës fletë pune me materiale të përgatitura që do t'i lejojnë  të përqëndrohet në detyrë.

5. Përdorimi i kompjuterave është një strategji alternative për të zëvendësuar shkrimin e dorës. Megjithëse tastiera fillimisht mund të jetë e vështirë, por me kalimin e kohës fëmijët mund të bëhen mjaft të aftë.

6. Përdorni letër që përputhet me vështirësitë e shkrimit të fëmijës. Për shembull:

• fletore me vija të gjera për një fëmijë që shkruan me shkronja shumë të mëdha;

• letër me konture të ngritura për një fëmijë që ka probleme të shkruajë brenda rreshtave;

• fletore me katrorë të mëdhenj për një fëmijë që vështirësi të shkruajë numrat brenda kuadratit me madhësi standarte.

7. Përqendrohuni në qëllimin e mësimit. Nëse një histori krijuese është qëllimi, atëherë pranoni shkrimin e çrregullt, ndarje të pabarabartë dhe fshirje të shumta. Nëse qëllimi është që fëmija të mësojë të krijojë një problem matematikor në mënyrë korrekte, atëherë jepni kohë ta zgjidhë atë.

8. Përdorni një larmi metodash prezantimi kur i kërkoni fëmijës të tregojë përmbajtjen e një teme. Për shembull, inkurajoni fëmijët të paraqesin një raport me gojë (jo të shkruar), të përdorin vizatime për të ilustruar mendimet e tyre.

9. Kur është e mundur, inkurajoni fëmijën t’i tregojë histori një fëmije tjetër. Për fëmijët më të rritur, programet auditive (zanore) mund të jenë efektive.

Në Edukimin Fizik:

1. Ndani aktivitetin fizik në pjesë më të vogla që të jenë të arritshme për fëmijën.

2. Zgjidhni aktivitete që do të sigurojnë sukses të paktën 50% të kohës duke shpërblyer përpjekjen dhe jo rezultatin. 

3. Kushtet e mjedisit të jenë të përshtatshme dhe të pandryshueshme kur iu mësoni një aftësi të re. Paraqitni ndryshimet gradualisht pasi të jetë zotëruar secila pjesë e aftësive.

4. Bëni pjesëmarrjen, jo konkurencën, qëllimin kryesor. Nxitini fëmijët të konkurrojnë me veten e tyre, jo me të tjerët.

5. Lejoni që fëmija të marrë një rol udhëheqës në aktivitetet e edukimit fizik (p.sh., kapiten i ekipit) për t'i inkurajuar ata të zhvillojnë aftësi organizative ose menaxheriale.

6. Modifikoni pajisjet për të ulur rrezikun e dëmtimit të fëmijëve që po mësojnë një aftësi të re.

7. Flisni me zë të lartë kur mësoni një aftësi të re, duke përshkruar qartë çdo hap.

8. Përqendrohuni në të kuptuarit e qëllimit dhe rregullave të aktiviteteve të ndryshme sportive ose fizike.

9. Shfaqni një reagim pozitiv dhe inkurajues. Nëse jepni udhëzime, përshkruani ndryshimet e lëvizjes në mënyrë specifike (p.sh., "ju duhet të ngrini krahët më lart").

Në Komunitet:

1. Inkurajoni ekspozimin ndaj aktiviteteve fizike argëtuese dhe të shëndetshme që kanë në fokus pjesëmarrjen dhe jo garën.

2. Për të përmirësuar forcën dhe qëndrueshmërinë e fëmijës përfshijini në sporte të tilla si: patinazh, not, çiklizëm dhe ski.

3. Fëmijët kanë nevojë për mbështetje shtesë ose mësime individuale nga një instruktor sporti.

4. Pajisini fëmijët me veshje/mjete mbrojtëse gjatë kryerjes së aktivitete fizike.

5. Ndihmoni instruktorët e sportit  të kuptojnë pikat e forta dhe sfidat e fëmijës në mënyrë që ata të mund t'i mbështesin dhe inkurajojnë që të jenë të suksesshëm.

6. Inkurajoni fëmijët të përfshihen në aktivitete që nuk kërkojnë vendosjen në punë të aftësive motorike  siç janë: muzika dhe aktivitete që kanë në fokus ndarjen e përvojave sociale.

______________________________________________________________________________________________________

Burimet e informacionit:

https://www.canchild.ca/system/tenon/assets/attachments/000/000/195/original/developmental_coordination_disorder_home_school_community_booklet.pdf

https://www.sess.ie/sites/default/files/Categories/ASD/17DCD_Practical_Tips.pdf