Ndikimi i shfaqjeve televizive në ushqyerje

Ndikimi i shfaqjeve televizive në ushqyerje

Një studim i ri tregon mënyrën më të lehtë për t'i ndihmuar fëmijët të hanë shëndetshëm.

Ju pëlqen të shikoni shfaqje gatimi? Nëse po, ftojini fëmijët tuaj të shikojnë një episod me ju.

Një studim i ri i botuar në Gazetën e Edukimit të Nutricionit dhe Sjelljes, raportoi se fëmijët që shikonin një shfaqje gatimi që përmbante ushqim të shëndetshëm kishin 2.7 herë më shumë të propabilitet të zgjidhnin ushqime të shëndetshme përkundrejt fëmijëve që shikonin një shfaqje që shfaqte ushqim jo të shëndetshëm.

Në këtë studim, 125 fëmijë shikuan një program gatimi 10-minutësh të televizionit publik të krijuar për fëmijët. Pastaj, fëmijëve iu dha një vakt i lehtë si një "shpërblim" për pjesëmarrjen në studim. Rezultatet e këtij studimi treguan se fëmijët që shikuan shfaqjen e gatimit në lidhje me ushqimin e shëndetshëm kishin shumë më shumë mundësi të zgjidhnin një nga opsionet e ushqimit të shëndetshëm (një mollë ose disa copë kastravec) sesa opsionet e pashëndetshme ( patate të skuqura ose mini biskota të kripura).

Ky studim i bën prindërit të reflektojnë se si programet televizive ndikojnë në zgjedhjet e përditshme të ushqimit që fëmija i tyre bën. Gjithashtu, të gatuarit ndihmon të rriturit dhe fëmijët të kenë një marrëdhënie më pozitive dhe më të kujdesshme me ushqimin.


 

Këshilla për prindërit

  • Zgjidhni një emision gatimi për të parë së bashku me fëmijën.

  • Ftojeni fëmijën tuaj të gatuajë si një "kuzhinier i famshëm".

  • Gjithashtu mund t’i jepni fëmijës rolin e një gjykatësi, që të jap mendimin e tij, për një pjatë që keni gatuar.

  • Lejoni ata të komentojnë për shijen, formën, dekorin, etj.

  • Flisni rreth të ngrënit, shijimit dhe të qenit vërtet të pranishëm kur jeni duke ngrënë. Ushqimi i shëndetshëm i ndihmon fëmijët të kenë një marrëdhënie më të mirë me ushqimin.

  • Verbalizoni përfitimet e të ushqyerit shëndetshëm - një trup i fortë, shije e shkëlqyeshme, ndihmon trupin tuaj të lëvizë, etj.

  • Herën tjetër që fëmija juaj kap iPad-in e tij ose sheh TV, përpiquni t'i drejtoni ata drejt një shfaqjeje gatimi.

______________________________________________________________________________________________________

Referenca