Ndikimi i pajisjeve elektronike tek fëmijët

Ndikimi i pajisjeve elektronike tek fëmijët

Koha që fëmijët kalojnë para televizionit dhe pajisjeve të tjera elektronike po i bën ata me humor të ndryshueshëm, nervozë dhe dembelë.

6 Mënyrat ku koha që kalojnë fëmijët para ekranit elektronik i bën ata të inatosur, të dëshpëruar dhe të pa motivuar.

Fëmijët ose adoleshentët që janë të inatosur ose të dëshpëruar dhe apatikë janë bërë shqetësimet e zakonshme. Fëmijët që irritohen në mënyrë të vazhdueshme (kronike)  shpesh janë në gjendje jonormale të qëndruarit zgjuar për një kohë të gjatë dhe mund të duken të tensionuar dhe të lodhur. Kjo do të thotë, ata janë të shqetësuar, por të rraskapitur. Për shkak se nivelet e larta të qëndruarit zgjuar ndikojnë kujtesën dhe aftësinë për të krijuar marrëdhënie, këta fëmijë gjithashtu do të kenë vështirësi në sferën akademike dhe sociale.

Në një moment, një fëmije me këto simptoma mund t'i vendoset një diagnozë e shëndetit mendor, siç janë depresioni i madh, çrregullimi bipolar, ose ADHD, dhe të marrin trajtime përkatëse, përfshirë terapinë dhe ilaçet/medikamentet. Por shpesh këto trajtime nuk funksionojnë shumë mirë, dhe spiralja në rënie vazhdon.

Çfarë po ndodh?

Të dy, prindërit dhe klinicistët mund të jenë "duke prerë pemën e gabuar". Kjo do të thotë, ata janë duke u përpjekur të trajtojnë atë që duket si një rast libri shkollor i çrregullimit mendor, por duke mos arritur të përjashtojnë dhe adresojnë shkakun më të zakonshëm mjedisor të simptomave të tilla: përdorimi i elektronikës çdo ditë.

Përsëri, kam kuptuar se pavarësisht nëse ekziston ndonjë diagnozë themelore "e vërtetë", trajtimi me sukses i një fëmije me çrregullim të humorit, sot kërkon në mënyrë metodike eliminimin e përdorimit të elektronikës për disa javë, për të lejuar sistemin nervor që të qetësohet.

Nëse bëhet si duhet, kjo ndërhyrje mund të prodhojë gjumë të thellë, gjendje pozitive të humorit, përqendrim dhe organizim më të mirë dhe një rritje të aktivitetit fizik. Aftësia për të toleruar stresin përmirësohet, kështu që rreziqet zvogëlohen si në frekuencë ashtu edhe në ashpërsi. Fëmija fillon të shijojë gjërat bën, tërhiqet nga natyra dhe luan lojëra imagjinare ose krijuese. Tek adoleshentët dhe të rinjtë, vërehet një rritje në sjelljen e vetë-drejtuar — e kundërta e apatisë dhe pashpresës.

Është një gjë e bukur.

Në të njëjtën kohë, elektronika e shpejtë zvogëlon ose eliminon nevojën për ilaçe ndërsa i bën trajtimet e tjera më efektive. Gjum i përmirësuar, më shumë stërvitje dhe më shumë kontakt ballë për ballë me të tjerët, përbëjnë përfitimet - një spirale në rritje! Pasi truri të jetë qetësuar, prindi mund të përcaktojë me kujdes se për sa kohë  (minuta në ditë) fëmija mund të  përdor pajisje elektronike, pa ndikuar në rikthimin  e simptomave. Kufizimi i elektronikës mund të mos zgjidh gjithçka, por shpesh është pjesa që mungon në trajtim kur fëmijët "kanë ngecur".

Por pse është ndërhyrja e shpejtë elektronike kaq e efektshme?

Sepse ndryshon pjesën më të madhe të mosfunksionimit fiziologjik të prodhuar nga koha e gjatë e qëndrimit para ekranit elektronik.

Truri i fëmijëve është shumë më i ndjeshëm ndaj përdorimit të elektronikës nga sa e kuptojnë shumica prej nesh. Në fakt, në kundërshtim me besimin popullor, nuk duhet shumë stimulim elektronik për të ulur ndjeshmërinë dhe zhvillimin  e trurit i cili është ende në proces (i pazhvilluar). Gjithashtu, shumë prindër gabimisht besojnë se koha interaktive që fëmija kalon para ekranit- në internet ose përdorimit të mediave sociale, shkrimet, posta elektronike dhe luajtja e lojrave elektronike, nuk është i dëmshëm, veçanërisht në krahasim me kohën që fëmija kalon para ekranit pasiv, si shikimi i televizionit. Në fakt, koha interaktive para ekranit ka më shumë mundësi të shkaktojë gjumë, ndryshime të humorit dhe çështje të konjicionit.

1. Koha që fëmijët kalojnë para ekranit prish gjumin dhe desinkronizon orën biologjike të trupit.

Për shkak se drita nga pajisjet elektronike imiton dritën natyrale të ditës, ajo aktivizon melatoninën, një sinjal gjumi lëshohet nga errësira. Vetëm disa minuta stimulimi nga të qëndruarit para ekranit mund të vonojë lëshimin e melatoninës për disa orë dhe të desinkronizojë orën biologjike të trupit. Pasi ora biologjike e trupit është ndërprerë, ndodhin të gjitha llojet e reaksioneve të tjera jo të shëndetshme, të tilla si çekuilibri i hormoneve dhe inflamacioni i trurit. Për më tepër, të qëndruarit zgjuar për një kohë të gjatë nuk lejon fëmijën të bjerë në gjumë të thellë dhe gjumi i thellë është shumë i rëndësishëm për rikuperimin e trupit.

2. Koha që kalojnë fëmijët para ekranit elektronik desensitizon sistemin e shpërblimit të trurit.

Shumë fëmijë janë "të fiksuar" në elektronikë, dhe në të vërtetë lojrat lëshojnë kaq shumë dopaminë - neurotrasmetuesin/ substancën që të bën të "ndjehesh mirë" - sa që paraqitja e imazheve të zonës së trurit është e njëjtë me imazhiet që krijohen në zonat etrurit kur njeriu është në efektin e përdorimit të kokainës. Por kur zonat e shpërblimit janë të  mbipërdorura, ato bëhen më pak të ndjeshme dhe nevojitet gjithnjë e më shumë stimulim për të provuar kënaqësi. Ndërkohë, dopamina është gjithashtu kritike për përqendrimin dhe motivimin, kështu që është e panevojshme të thuhet, madje edhe ndryshimet e vogla në ndjeshmërinë ndaj dopaminës mund të shkatërrojnë faktin se sa mirë ndihet dhe funksionon një fëmijë.

3. Koha e  qëndrimit para ekranit elektronik prodhon "dritë gjatë natës".

Në studime të shumta ekziston një lidhje midis dritës që gjatë natës lëshohet nga paisjet elektronike dhe depresionit si edhe rrezikun e kryerjes së vetëvrasjeve. Në fakt, studimet që janë kryer me kafshët tregojnë se ekspozimi ndaj dritës që shkakton ekrani elektronik para ose gjatë gjumit, shkakton depresion, edhe kur kafsha nuk po shikon më në ekran. Ndonjëherë prindërit nuk kanë dëshirë të kufizojnë përdorimin e elektronikës në dhomën e gjumit të një fëmije sepse shqetësohen se fëmija do të  dëshpërohet - por në fakt heqja e dritës elektronike gjatë natës është mbrojtëse.

4. Koha e qëndrimit para ekranit shkakton reaksione stresi.

Si stresi akut, ashtu edhe stresi kronik prodhojnë ndryshime në kiminë e trurit dhe hormonet që mund të çojnë në rritjen e nervozizmit. Në të vërtetë, kortizoli, hormoni kronik i stresit, duket se është edhe shkak por edhe efekt i depresionit - duke krijuar një cikël vicioz. Për më tepër,  rrugët hiperarousale dhe ato të varësisë frenojnë lobin frontal të trurit, (zona ku bëhet rregullimi i gjendjes së humorit).

5. Koha e qëndrimit para ekranit mbingarkon sistemin shqisor, fragmentizon vëmendjen dhe ndikon negativisht në zhvillimin e trurit.

Ekspertët thonë se ajo që shpesh fshihet pas sjelljes shpërthyese dhe agresive është përqendrimi i dobët. Kur vëmendja është e fragmentizuar, ashtu është edhe aftësia për të përpunuar mjedisin e brendshëm dhe të jashtëm të një personi. Duke ulur energjinë mendore me ngacmues të lartë vizual dhe konjitiv, koha e qëndrimit para ekranit kontribuon në uljen e rezervave. Një mënyrë që të rriten përkohësisht rezervat e ulura, lind zemërimi, kështu që rreziqet në të vërtetë bëhen një mekanizëm përballimi.

6. Koha e qëndrimit para ekranit zvogëlon nivelet e aktivitetit fizik dhe ekspozimin ndaj "orës së gjelbër" (mjedisit).

Hulumtimet tregojnë se koha në ambjent, veçanërisht duke bashkëvepruar me natyrën, mund të rritë vëmendjen, të ulë stresin dhe të zvogëlojë agresionin. Ndërkohë që, koha e kaluar me mjete elektronike zvogëlon ekspozimin ndaj përmirësuesve natyrorë që ndikojnë në gjendjen e humorit.

Duke lejuar që sistemi nervor të kthehet në një gjendje më natyrale me një regjim strikt, ne mund të bëjmë hapin e parë për të ndihmuar një fëmijë të bëhet më i qetë, më i fortë dhe më i lumtur.

_________________________________________________________________________________________________

Referenca:

Artikulli është shqipëruar nga:

https://www.psychologytoday.com/us/blog/mental-wealth/201508/screentime-may-make-children-moody-crazy-and-lazy?utm_source=FacebookPost&utm_medium=FBPost&utm_campaign=FBPost