Çrregullimi Vëmendjes pa Hiperaktivitet (ADD)

Çrregullimi Vëmendjes pa Hiperaktivitet (ADD)

Kriteret diagnostikuese sipas DSM V (5):

Gjashtë (ose më shumë) nga simptomat e mëposhtme vazhdojnë për të paktën 6 muaj në një shkallë që është në kundërshtim me nivelin zhvillimor dhe që ndikon në aktivitetet sociale dhe akademike:

  • Shpesh nuk i kushton vëmendje detajeve ose bën gabime të pakujdesshme në detyrat e shkollës, në punë, apo gjatë aktiviteteve të tjera.
  • Shpesh e ka të vështirë mbajtjen e vëmendjes në detyra apo në lojra (p.sh., ka vështirësi në fokusimin gjatë orës mësimore, bisedave, apo leximit të gjatë).
  • Shpesh nuk dëgjon kur i flitet drejtpërsëdrejti (p.sh., Nuk arrin që të përqëndrohet megjithëse nuk ka stimuj shpërqëndrues).
  • Nuk ndjek udhëzimet dhe nuk arrin të përfundojë detyrat e shkollës (p.sh., fillon detyrën por humbet përqëndrimin lehtësisht).
  • E ka të vështirë organizimin e detyrave dhe aktiviteteve (p.sh., vështirësi në menaxhimin e detyrave që kanë vazhdimësi; vështirësi në mbajtjen e materialeve dhe sendeve në mënyrë të rregullt; në menaxhimin e kohës; nuk arrin të përfundojë detyrat brenda afatit të përcaktuar).
  • Shmang, nuk i pëlqen që të angazhohet në detyra që kërkojnë përqëndrim të vëmendjes (p.sh., detyrat e shtëpisë, të shkollës).
  • Humb gjërat e nevojshme që janë të nevojshme për kryerjen e detyrave apo aktiviteteve (p.sh., materiale shkollore, stilolapsa, libra, kuletat, çelësat, syze).
  • Shpërqëndrohet lehtësisht nga stimuj të jashtëm.
  • Shfaq harresë në aktivitetet e përditshme.

Shkaqe të mundshme:

  • Përdorimi i tepërt i sheqerit
  • Ushqyerja e dobët gjatë shtatëzanisë
  • Alergji nga ushqime të caktuara
  • Toksiciteti i metaleve të rënda
  • Metodat e varfra mësimore të kombinuara me mungesën e disiplinës

______________________________________________________________________________________________________

Referencat:

https//www.ncbi.nlm.nih.gov/books/NBK519712/table/ch3.t3